Loading...

Berisha: ‘Ne jemi shpresa e vetme, prandaj na luftojnë në çdo formë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për sulmet ndaj opozitës.

Ai shprehet se opozita në fakt nuk është e dobët, por thjeshtë e sulmuar.

Ish-kryeministri thotë se këto sulme vijnë për të vetmin fakt se ata po thonë të vërtetën.

Ndërsa sa u takon shqiptarëve, Berisha tha se ata janë të tradhtuar, si nga qeveria, drejtësia por edhe nga opozita “fasadë” duke iu referuar këtu PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha.

Sipas Berishës, shpresa e vetme e shqiptarëve tanimë është vetëm PD e Rithemelimit.

Sali Berisha: Pikërisht se nuk kanë prova, ky arrestim mund të realizohej vetëm nga një zinxhir shkeljesh ligjore.

Po pse gjithë kjo luftë kundër Sali Berishës? Pse ky agresion 2-vjeçar kundër opozitës, aq sa janë të gatshëm të shkatërrojnë pluralizmin, vetëm për të na luftuar ne.

Këto dy vite ne kemi prishur rehatinë, kemi goditur gjer në palcë Edi Ramën, sepse kemi treguar të vërtetën.

Sepse kur qeveria u çan veshët qytetarëve “Shqipëria është Europa e Ballkanit” të kujton Sulltan Hamiti kur thoshte se Shqiptarët janë otomanët e Europës.

Kjo është vetëm për ministrat e tij. Është krejt tjetër për qytetarët. Nga kjo parajsë kanë ikur 1 mln e 300 mijë qytetarë.

Opozita luftohet se kur Edi Rama bën si klloun para Evropës, ne i tregojmë se ky klloun në fakt është një diktator që pushtetin e fiton duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim.

Opozita nuk është e dobët, është e sulmuar, nga qeveria e padrinos, gjykata dhe prokuroria politike, edhe nga disa prej mediave më kryesore të vendit, nga organizatat e krimit dhe drogës

Për t erën parë në histori ne jemi një komb në vdekje. Shqiptarët janë larguar nga vendi i tyre më shumë se sirianët nga luftrat.

Shqipëria është e tradhëtar, qeveria i ka tradhëtuar shqiptarët, drejtësia i ka tradhëtuar shqiptarët, opozita fasadë si ato Brava-Balla-Alibeaj i ka tradhëtuar shqiptarët.

Çfarë iu ka mbetur shqiptarëve? U ka mbetur vetëm opozita e vërtetë. Vetëm ne jemi shpresa e vetme që ka mbetur për shqiptarët prandaj dhe luftohemi në çdo formë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com