Loading...

Berisha: Edhe në 97-n armiqtë e mi donin të më shfarosnin, por me 30 vetë i munda ata

Sali Berisha është shprehur se në protestën para Kryesisë së Kuvendit do të jenë një grup modest, por theksoi se do jenë luftëtarët e parë në rrugë.

Ai kujtoi edhe trazirat e vitit ’97, duke bërë një paralele me situatën në të cilën ndodhet tani.

“Çdo shqiptar duhet të ndalet në një moment, të shtrojë pyetjen: beson ai apo jo se vota e lirë është jetike, që qytetarët të gëzojnë liritë dhe të drejtat që shteti ligjor të funksionojë. Çdo qytetar që i beson votës duhet të shtrojë pyetjen: a ka votë të lirë me Edi Ramën?

Çdo qytetar duhet t’i thërrasë vetes, në rast se nuk do të pajtohet me një diktaturë, të ngrihemi. Sot do të jemi një grup fare modest, por do jemi luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë lirie.

Ju rikujtoj shqiptarëve se në vitin 1997, kur armiqtë e egër që erdhën me rebelim komunist në pushtet, menduan se na shfarosën, filluam betejën me 30 vetë në oborrin e selisë sonë dhe i mundëm ata në zgjedhjet parlamentare, të cilat i vodhën.

Po kësaj here, jetën e japim, votën nuk e japim. Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar të mendojë për veten, për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e këtij vendi. Ne jemi në betejë pa kthim”, tha Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com