Edhe këtë të mërkurë, situata në fushën e mbetjeve në Vlorë ka qenë në kufijtë e alarmantes.
Për të tretën javë me radhë, nga mbeturinat vijon të çlirohet tym, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të zonës.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut të një nate më parë, situata vijon të mbetet po e njëjtë.
Sipas ekspertëve të mjedisit sa më shumë të vijojë kjo gjendje aq më shumë do të të rritet rreziku për shëndetin e banorëve.
Tymi tashmë është shpërndarë dhe në lagjet e tjera të qytetit bregdetar.