Loading...

‘S’doja ta merrnin vesh familjarët’, dëshmia e nënës që braktisi foshnjën

Nëna e cila braktisi foshnjën e saj një ditë më parë ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

E.I, 30 vjeç është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo e la foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë.

I porsalinduri është vënë re nga një zotëri në mënyrë të rastësishme, i cili ka dëgjuar të qarat e fëmijës teksa ishte duke pirë cigare.

Foshnja u dërgua në spital në gjendje mjaft të rënduar dhe humi jetën të enjte.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë.

Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com