Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme përmes një njoftimi në Facebook se mbi 8 mijë gra kryefamiljare që kanë 3 ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të kenë përfitim nga programet e mbrojtjes sociale.
“Mbi 8 mijë gra kryefamiljare, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se dhe në deklaratat e mëparshme të tij sa i takon projektbuxhetit për vitin që vjen, Rama ka theksuar se në fokus do jetë përkujdesja sociale, që nga pensionistët e deri te bonusi i bebeve.
Qeveria në projektbuxhetin e parashikuar synon realizimin e pagës së administratës mesatarisht deri në 900 euro ndërsa shpenzimet publike parashikohen mbi 7 miliardë euro./tvklan.al