Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arrestimet e bëra nga SPAK të figurave të profilit të lartë janë fillimi i fundit. Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar kjo luftë që ka isur kundër korrupsionit është pa kthim dhe do të fitohet nga shteti. Po ashtu ai ka deklaruar se SPAK as nuk është drejtësia që ka sjell SHBA dhe as nuk është institucion i kapur prej tij.
“Tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka kanë filluar të shkojnë. Këtë luftë që e kemi filluar do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Nuk ka vend demokratik pa krim, zhdukja finale përfundimtare e krimit nuk është arritur në asnjë vend, por një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja bota e nëndheshme, ata do kenë bishtat e tyre, por jo mbi dhe, por nën dhe. Mbi toka e Shqipërisë do jetë e qytetarëve. Sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta,” tha Rama.