Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjete sociale sot se buxheti i vitit 2024 garanton përfundimin e 30 shkollave, si dhe hapjen e kantiereve të reja. Për vitin 2024, parashikohet të financohen 2 miliardë e 899 milion leë. Me mbështetjen e buxhetit 2024 do të financohet zgjerimi i laboratorëve SMART për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve dhe mbështetja me pajisjet didaktike të laboratorëve të lëndëve shkencore në shkolla.
Në total buxheti i vitit 2024 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit parashikohet në vlerën 52 miliard e 223 milion lekë, me një shtesë fondi prej 5 miliard e 49 milion lekë ndaj buxhetit fillestar të vitit 2023, ose një rritje prej 10.7%.
Fondi i rritjes së pagave për mësuesit për vitin 2024 parashikohet në shumën 4 miliard lekë, duke projektuar buxhetin e MAS në shumën 56 miliardë e 223 milion lekë ose 9 miliard e 49 milion lekë më shumë se buxheti fillestar i vitit 2023.