Glorildo Halili, 28 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit “Vendndodhja”, në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. H., 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë, njofton policia.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali.