Loading...

Ndërron jetë pas 10 ditësh në spital shqiptari që mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga skelat në Hamburg të Gjermanisë

Ka ndërruar jetë Alfred Visha, shqiptari që mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga skelat në Hamburg të Gjermanisë.

33-vjeçari, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh ndodhej në koma, por nuk ka arritur të fitojë betejën me vdekjen, duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije për mediat daja i Vishës, Luan Cemenja. Kujtojmë që më 30 tetor një ngjarje e rëndë u shënua në Hamburg, ku disa persona ranë nga një skelë, teksa ishin duke punuar.

Nga ngjarje e rëndë humbën jetën 4 shqiptarë, Alber Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Ruzhdi Hoxha dhe Redon Hebeja. E sot ka ndërruar jetë edhe viktima e 5 e këtij aksideti tragjik në punë.

Bazuar në gjetjet fillestare, shkak mund të jetë bërë skela që nuk ishte vendosur siç duhet dhe pesha e madhe e vendosur në të ka bërë që të shkëputet, duke hedhur nga kati i 8-të punëtorët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com