Loading...

Muaji nëntor me temperatura të ngrohta dhe reshje të shumta, meteorologia e IGJEUM bën parashikimin e rëndësishëm

Dita e parë e muajit nëntor, duket se ka nisur me temperatura më të larta, krahasuar me vitet e kaluara.

Merteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM, në një komunikim për MCN live, tha se nga dita e nesërme priten ulje të temperaturave me 3 °C.

“Presim që nga dita e nesërme të kemi rënie te temperaturave, pasi presim që ne bregdet ato të zbresin, minimalja në 16°C- max në 20 °C. në vendet e ulta 13°C-19°C dhe në vendet malore min 9°C-max 13°C

Është një rënie prej 2-3 gradësh të vlerave maksimale dhe minimale të temperaturave.

Janë vlera të nëntorit që krahasuar me nëntoret e viteve të kaluara, janë dikur 2 °C mbi normalen shumëvjeçare historike që do duhej të ishte muaji nëntor”, tha sinoptikanja.

Sipas Gjonit, muaji nëntor do të karakterizohet me një muaj të ngrohtë por me shtim të reshjeve të shiut.

“Gjatë natës së mbrëmshme kemi pasur reshje të shiut në disa zona. Presim që nesër të kemi reshje të dobëta shiu dhe lokale, kurse rikthimi i reshjeve pritet të premten që do të jenë më të theksuara deri në mesatare në qarkun e veriut dhe jugut.

Nëntori do të jetë kryesisht muaj i ngrohtë siç ka qenë edhe tre vitet e kaluara por këtë radhë do të jetë me shtim të reshjeve të shiut”, është shprehur Gjoni.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com