Loading...

Mediat italiane zbulojnë prapaskenat: Ja e vërteta e pushimeve në Shqipëri të Giorgia Melonit

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni bëri bujë në media kur mbërriti në gusht të këtij viti në Shqipëri në atë qeveria shqiptare tha se kryeministrja italiane kishte zgjedhur bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet bashkë me familjen.

Ajo mbërriti në portin e Vlorës më 14 gusht dhe u prit nga kryeministri Edi Rama, i cili më herët e kishte ftuar atë për të vizituar Shqipërinë këtë verë.

Nën masa të rrepta sigurie në portin e Vlorës, Meloni është pritur nga vetë Rama, si dhe punonjës të konsullatës italiane, për ta shoqëruar më pas në vilën qeveritare në Vlorë, aty ku ishte parashikuar një vizitë.

Në atë kohë u tha se Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë në zonën e Puglias dhe u nis nga Brindisi me një traget linje drejt Vlorës bashkë me bashkëshortin Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe motrën e saj Arianna e bashkëshortin Francesco Lollobrigida. Ajo qëndroi rreth tri ditë në Vlorë.

Rreth tre muaj pas pushimeve të kryeministres italiane në bregdetin jonian të Shqipërisë, duket se prapavija e pushimeve ishte një marrëveshje për emigrantët. Gazeta “Corriere dela Sera” shkruan sot se protokolli për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, u mbyll gushtin e kaluar (gjatë takimit që të dy liderët zhvilluan dhe që u cilësua si një pushim i thjeshtë ) dhe do të jetë funksional në pranverën e vitit 2024.

“Është marrëveshja e parë e këtij lloji, një marrëveshje historike jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Evropian”, u tha në Palazzo Chigi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com