Loading...

Kolegë dhe drejtues të Policisë përcjellin mes lotësh studentin Arjon Shahaj/ Balla merr pjesë në homazhe

Arjon Shahaj, studenti 29 vjeçar i Akademisë së Sigurisë që u aksidentua dje për vdekje në autostradën te Liqeni i Tiranës, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Homazhet janë zhvilluar në ambientet e akademisë ku ai studionte.

Pas një karriere si oficer policie, Arjon Shahaj ishte rikthyer përsëri në Akademinë e Sigurisë në Sauk, e cila njihet gjithashtu si Akademia e Policisë për të vazhduar studimet për rritje në gradë.

Fatkeqësisht, aksidenti i ndodhur mesditën e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Liqenit Artificial, i mori jetën në lule të rinisë.

Sot, kolegët dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i pergjithshem Muhamet Rrumbullaku, Rektori i Ilirjan Mandro dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla kanë kryer homazhe pranë arkmortit të studentit Arjon Shahaj, pikërisht në vendin ku ai studionte për të marrë një gradë më të lartë e për t’i shërbyer me devotshmëri atdheut.

Familjarët e 29 vjeçarit kanë qenë gjithashtu të pranishëm në Akademinë e Sigurisë, ku kanë pritur ngushëllime nga shokët dhe kolegët e Arjonit, për ikjen e tij tragjike dhe të parakohshme nga jeta.

Ata shprehën ngushëllimet për familjen, miqtë e afërt dhe kolegët e Arjonit, i cili do të kujtohet gjithmonë për urtësinë dhe korrektësinë e një studenti shembullor. “I paharruar qoftë kujtimi i tij”, tha ministri Balla.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com