Loading...

Jepet vendimi, GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy të tjerët

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajezin e Besmir Muratin.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 14.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 124 Akti, datë 17.11.2023, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj.

Ekzekutimi i masës së sigurimit për personat nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A është bërë më datat 20.11.223 dhe 21.11.2023. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale, më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 128 Akti, datë 23.11.2023, vendosi:
Pranimin e kërkesës.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.A me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim E.B me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim D.Gj me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.M me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 23.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com