Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me Erzen Breçanin, i cili ndodhet në burg së bashku me të birin dhe disa të tjerë për përfshirje të trafikut të drogës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lala theksoi se Breçani në seancën gjyqësore synonte që të vinte dhe kreu i SPAK Altin Dumani.
Sipas Lalës, avokatët e Breçanit pretendojnë se Prokuroria nuk ka prova pasi asnjëherë nuk e ka pasur telefonin e Breçanit.
“Breçani insistonte që në seancë gjyqësore të vinte kreu i SPAK. Pra Prokurori ishte Vladimir Bara dhe drejtues i hetimit ishte Altin Dumani. Ai ka pretenduar se ishte në burg prej të birit. Avokatët janë duke synuar që të mos e konsiderojnë provë të dhënat e marra prej “Sky”. Prokuroria nuk e ka një provë të tillë, për shembull si marrja e celularit.