Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të Kryesisë pas ngjarjeve të sotme ku deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda të futen në Kuvend, ku ka bërë me dije se opozita nuk përjashton mundësinë e një greve urie, si formë të aksionit të tyre.
“Opozita nuk përjashton asnjë hap! Opozita do të vazhdojë betejën e saj deri në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë”, u shpreh Berisha, ndërsa shtoi se “sot u mbyllen dyert në aktin më të turpshëm, dhe deputetët u futën nga dritarja”.
“Betejën do e vazhdojmë me Ramën. Garda janë rrogëtarë, por zbatojnë urdhra antiligjor. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por po japim shembullin personal. Ata që do i thërrasim në protestë, po i japim shembullin personal”, deklaroi Berisha.
Ndër të tjera ai u shpreh se ndalimi i hyrjes së deputetëve në Kuvend, është sipas tij “atentati më i rëndë ndaj pluralizmit politik”.
Berisha: Akt më të turpshme dhe më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetë të opozitës kishim mbledhjen e tyre në sallën e Grupit parlamentar, mund ta përjashtosh nga komisionet por pa i hequr imunitetin nuk e përjashton dot nga mbledhja e Grupit Parlamentar.
Kjo ndodh për shkak të përroit psiqik të një njeriu të lidhur me krimin, me procese penale që përpiqet të mposht opozitës. Sot opozitë është më e fortë se kurrë. U drejtohem qytetarëve, se kjo që ndodh është asgjësimi i parlamentit, dhe të gjithë ju që besoni se një parlament është jetik për liritë tuaja dhe zhvillimin e vendit, kjo skenë është atentati më i rëndë ndaj pluralizmit politik. Opozita po qëndron dhe do qëndroj e gatshme për çdo sakrificë, për të mbrojtur idealet dhe besimin e qyqarëve dhe se përqafuesit të kenë të drejtë të ngrenë komisione parlamentare.
Deputetët kanë propozuar rezoluta dhe rrinë në sirtarët e Lindës dhe nuk vjen në Parlament. Nuk ndalojmë për asnjë. Edi Rama kërkon të imponojë me çdo kush opozitës se kush duhet ta përfaqësoj atë në kundërshtim me rregulloren. Ne e mbrojmë Bylykbashin si përfaqësues tonë në kryesin e Komisionit Zgjedhor, Edi Rama ka tmerr.
Pyetje: Mund të shkojë opozita drejt një greve në Kuvend?
Berisha: Opozita nuk përjashton asnjë hap. Ju e shihni se ajo po bën një betejë. Sot Parlamenti i Shqipërisë funksionon në zoom. Opozita do të vazhdojë betejën e saj deri në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë. Sot mbyllen dyert në aktin më të turpshëm, ata u futën nga dritarja.
Betejën do e vazhdojmë me Ramën. Garda janë rrogëtarë, por zbatojnë urdhra antiligjor. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por po japim shembullin personal. Ata që do i thërrasim në protestë, po i japim shembullin personal.