Loading...

Berisha: Jam më i fuqishëm se kurrë, socialistët po fshihen si minjtë!

“Berisha i tretë është më i fuqishëm se cdo Berishë tjetër gjeri më sot”. Kështu deklaroi sot Sali Berisha në fund të mbledhjes së grupit të PD-së në Kryesinë e Kuvendit.

Tha se rezistenca do të vazhdojë dhe se socialistët po fshihen pas mbledhjeve online. “Komisionet hetimore do i nxjerrin të palarat, vendimet anti-ligjore dhe si përfundim do të dorëzojë mandatin. Aksionin e keni shumë transparent.

Sot ju e patë…zhduken si minjtë prapa dixhitaleve. Numrat për grevë urie i kemi gati absolutisht që nesër, por do të merret vendimi në momentin e duhur. Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me Kushtetutën nuk do të njihet nga opozita”.

Foli edhe për takimet që ka nisur në bazë dhe mungesën e Gazment Bardhit. “Takimet janë të hapura për cdo deputet. Të jemi realistë janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin “opozita në veprim”. Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com