Loading...

Berisha akuza Ramës për ndërtimin e pallatit 5-katësh: Nuk ka asnjë faturë

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas daljes nga Kuvendi është hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e vilës së Surrel.
Berisha nënvizoi se për ndërtimin e saj, Rama nuk ka asnjë faturë dhe asnjë transfertë bankare. Sipas Berishës, e njëjta situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve, ku Linda Rama thotë se është ndërtuar me para gjaku.

“Edi Rama deklaron se sarajet e tij kanë origjinë paratë e emigracionit. Nuk ka asnjë faturë, asnjë transfertë bankare të parave të emigracionit të Edi Ramës, që të justifikojë ndërtimin e sarajave. Pra, kemi të bëjmë me shfrytëzim pushteti si kryebashkiak dhe kryeministër për ndërtimin e një parajse në Surrel.E njëjtë është situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve.

Nuk ekziston asnjë faturë e vetme financiare, bankare, tatimore e çfarëdolloji. Është ndërtuar, thotë zonja Rama, me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj është marrë me gjak apo gjëra të tilla. Sa implikon vëllain e saj, i them zonjës të tregojë se kush ta ndërtoi dhe si u shpërblye, se nuk e di se vëllai i saj të jetë trafikant apo vrasës serial. Jo, nuk kam dëgjuar”, u shpreh Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com