Një shqiptar në Itali është vënë në shënjestër të një sulmi me armë zjarri gjatë natës në Acerra në komunën e Campania, Itali.
Ilir Kadiu, 40 vjeç, u qëllua nga persona ende të paidentifikuar teksa lëvizte me biçikletë, duke e plagosur.
Ai është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ishte arrestuar si pjesë e një bande grabitëssh.
Autoritetet në Itali po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. Burri nuk ka dhënë detaje se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë në biçikletë kur është qëlluar.