Loading...

A do të preket sërish Shqipëria nga stuhitë? Sinoptikania zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Java e parë e Nëntorit ka sjellë motin tipik vjeshtak pas ditëve me diell gjatë Tetorit. Reshjet e shiut, karakteristike për stinën kanë qenë të pranishme sidomos gjatë fundjavës ku skaji i stuhisë Ciaran preku edhe Shqipërinë duke shkaktuar një mot të paqëndrueshëm.

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave përmbledh parashikimin e motit javor për “Rudina” i cili do të rikthejë reshjet pas dy ditëve të para të javës. Fatmirësisht, nuk pritet që të prekemi sërish nga stuhi të tjera të fuqishme.

Anira Gjoni: Duke qenë se jemi në muajin Nëntor, është edhe muaji i fundit i vjeshtës, bëhemi gati për dimrin dhe sigurisht nuk mund të mungojnë reshjet në formën e shiut apo të dëborës. Muaji Nëntor gjithmonë ka karakteristikë sasinë e reshjeve që ai merr kështu që parashikojmë që ky muaj të jetë i shoqëruar me reshje herë pas here. Në fundjavë u prekëm edhe ne nga skaji i ciklonit “Ciaran” dhe pasojat ishin të dukshme edhe mbi vendin tonë pasi kishim reshje me intensitet të shtuar dhe erë të fortë. U përmbyll fundjava duke i lënë ditëve me kohë më të mirë siç ishte dita e sotme. Do të vazhdojmë edhe ditën e martë me të njëjtat temperatura dhe me mot të kthjellët. Ditën e mërkurë presim të kemi rikthimin e reshjeve të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit, do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht shkojnë deri intensive, kryesisht në qarqet e veriut.

Rudina Magjistari: Pra do të kemi reshje gjatë kësaj jave, do të rikthehen?

Anira Gjoni: Po. Të mërkurën rikthehen reshjet.

Rudina Magjistari: Të mërkurën me çadër me vete, të mos e harrojmë por rrezikohemi nga ndonjë stuhi e ngjashme me “Ciaran” apo jo?

Anira Gjoni: Jo, nuk kemi një stuhi tjetër gjatë këtyre ditëve. Të enjten presim qetësim të këtyre reshjeve dhe rikthehen ditën e premte dhe të shtunë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com