Loading...

Vajza nga Italia humb kontaktet me familjen në Shqipëri! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë

Një e re italiane ka humbur kontaktet me familjen e saj nga Tirana. Përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njofton se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar, pasi çdo lloj ndihme të atyre që e kanë parë apo kanë komunikuar me të do të shërbente.

Të gjithë që dinë një informacion për vendndodhjen e Olgës, me flokë bionde dhe me sy të kaltër mund të kontaktojnë direkt policinë, ose të drejtohen pranë ambasadës italiane në Tiranë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com