Duket e çuditshme por 3 të mitur kanë përfituar 30 mijë euro nga një skemë mashtrimi në rrjetet sociale. Ata kishin ngritur një rrjet profilesh false ku shtireshin si vajza dhe ofronin favore seksuale. Një takim që supozohej se do të zhvillohej në ambiente shtëpish private kushtonte 100 euro ora ose në rast se klientët kalonin gjithë natën do duhej të paguanin 200 euro.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, psikologia Eriona Hoxha teksa foli për fenomenin në fjalë u ndal dhe tek pjesa e virgjërisë dhe mentaliteti shqiptar.
Ajo nënvizoi se në vendin tonë është e rëndësishme që në martesën e parë vajza të jetë e virgjër.
“Te ne e rëndësishme është të jetë e virgjër kur lidhet martesa, pastaj ne kemi vënë re se marrin një bashkëshort të të dytë të tretë dhe bëjnë me secilin fëmijë. Ato nuk e kanë problem nëse marrëdhëniet seksuale janë në moshë të hershme”-tha ajo.