Loading...

Mëngjes tragjik! Vajza 26-vjeçe i merr jetën të moshuarit

Një i moshuar 70-vjeç ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Lushnje. Viktima Enver Deliu ishte duke udhëtuar me biçikletë kur u përplas me makinë nga një vajzë 26-vjeçe që ishte në timon.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45 në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë në fshatin Golem. Goditja ishte fatale.

I moshuari vdiq në rrugë.

Vajza me inicialet A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com