Një 55-vjeçar nga Skrapari, është gjetur pa jetë nga bashkëshortja e tij në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Usti në fshatin Valë.
Viktima Veri Zaimi, dyshohet të jetë vetëvarur me litar. Thuhet se kishte lidhur një litar në pemën e ullirit, ngjitur me kasollen e bagëtive dhe më pas kishte varur veten.
Sipas informacioneve, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin nisur kërkimet dhe ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që pasi kanë kryer kqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.
Trupi i pajetë i Zaimit është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor