Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë.
Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.
Zef Gjeta, agronom tha në emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania se në vendin tonë po vihet re gjithnjë e më shumë mungesa e bagëtive të imëta. Kjo sipas tij ka bërë që në lokalet shqiptare të shërbehet mish i importuar nga Zelanda e Re.