Kombëtarja shqiptare ka regjistruar mbrëmë një fitore historike, kundër Republikës së Çekisë
Kombëtarja shqiptare ka regjistruar mbrëmë një fitore historike, kundër Republikës së Çekisë. Kuqezinjtë e nisën shpejt festën, teksa në minutën e 9, Jasir Asani lëshoi një “predhë” nga jashtë zone, duke i çuar shifrat në 1 me 0.
Në pjesën e dytë, Shqipëria mbajti ritmin e lartë duke kontrolluar lojën, teksa në minutën e 51, Taulant Seferi shënon golin e dytë. Më pas, Seferi do të shënonte dhe golin e tretë në minutën e 73 dhe dopietën personale.
Paraqitjet e Shqipërisë dhe golat spektakolarë të futbollistëve kuqezinj, janë bërë temë kryesore tashmë në rrjetet sociale dhe sidomos adresat zyrtare të UEFA-s. Kjo e fundit i ka kushtuar sot një vëmendje shumë të veçantë kuqezinjve që mposhtën 3-0 Çekinë dhe vazhduan dominimin të shkëputur në kreun e Grupit E.
Fillimisht postimet në adresën zyrtare të UEFA-s për EURO 2024 në Twitter nisën me tifozin i cili lyen fytyrën si shqiponjë, shoqëruar me mbishkrimin “Gati për ndeshjen”.