Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetarët, ka deklaruar se nga ish-kryeministri ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, për shpërdorim detyre.
“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre orë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesin me njohjen”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja e çështjes ndaj Sali Berishës, dhe se ka firmosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, me urdhër të SPAK.