Loading...

Të martuar prej 7 dekadash, të moshuarit nuk ia lëshojnë duart njëri-tjetrit deri në momentet e fundit të jetës

Të martuar prej 7 dekadash, një çift të moshuarish mundën që të kalonin ditët e fundit të jetës së tyre së bashku, të kapur përdore në një spital në Tenesi. Tommy Stevens, ndërroi jetë më 8 Shtator në moshën 91-vjeçare, ndërkohë gruaja e tij, Virginia vdiq 9 ditë pas shuarjes së bashkëshortit të saj.

Vajza e çiftit, Karen Kreager tha se prindërit e saj u gëzuan shumë kur iu bashkuan shtretërit në dhomën e spitalit ku po merrnin mjekim.
“Ai ishte zgjuar kur ajo hyri,” tha Kreager për babain e saj. “Hapi sytë. Nuk komunikonte shumë, vetëm me pëshpëritje të vogla. Por ai e dinte që ajo ishte aty dhe se ajo do të ishte aty pranë tij. Ata u kapën për dore gjatë gjithë kohës”.

Problemet e frymëmarrjes dhe presioni i ulët i gjakut bënë që Tommy të dërgohej në spital për mjekim më të specializuar. Në të njëjtën ditë që Tommy u dërgua në spital, Virginia pësoi një incident dhe u transportua në të njëjtin spital. Virginia u shtrua me gjashtë brinjë të thyera, një frakturë kurrizore dhe një dëmtim të ijeve.

Familja e çiftit fillimisht e vendosi Virginian në një dhomë pranë Tommys dhe më pas morën vendimin që t’i bashkonin shtretërit në spital, kështu që Virxhinia mund të ishte pranë bashkëshortit të saj.

“Më dha qetësi që nuk do të më duhej të shqetësohesha për të. Ai do të ishte me mua”, tha Virginia.

Virginia ishte në krah të Tommyt, së bashku me familjen e tyre, kur ai ndërroi jetë. Më pas Virginia vdiq e rrethuar nga familja më 17 Shtator.

“Çfarë historie dashurie! Në jetë, në vdekje, në jetë të përjetshme. Së bashku”, lexohej në nekrologjinë e Virxhinias.

Çifti u takuan për herë të parë në shkollë të mesme, më pas ata ndoqën Universitetin e Tenesit dhe dashuria e tyre u kurorëzua me martesë më 9 Shtator 1954. Ata lanë pas 2 fëmijët e tyre, Karen dhe Greg.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com