Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Vlorë.
Mësohet se nga sherri ka mbetur i lënduar një turist, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk dihet shkaku i sherrit, por mësohet se dy personat janë zënë në bulevardin e qytetit.
Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkakun e sherrit.