Loading...

Erjon Braçe: Vuçiç të dorëzojë dy terroristët që ka strehuar në spitalin ‘Novi Pazar’

Erjon Braçe, deputeti socialist ka reaguar me një postim në “X” për ngjarjen e ndodhur në veri të Kosovës mëngjesin e së dielës. Braçe akuzon dhe i bën thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç që të dorëzojë dy kriminelët e strehuar në Spitalin Novi Pazar në Serbi.

Autoritetet kosovare ende nuk e konfirmojnë një lajm të tillë të publikuar nga deputeti, ndërkohë konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme mbetet ai tre sulmuesve të vrarë dhe një të arrestuari.

Postimi i Erjon Braçes:

VUÇIÇ ka per detyrim ligjor te dorezoje menjehere dy terroristet qe ka strehuar ne SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo ne bote kriminelet qe vrasin POLICE, dorezohen ne vendin ku kryen krimin, nuk strehoen, nuk mbrohen!

Çfarë ndodhi në Kosovë një ditë më parë?

Për rreth 1 ditë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar. Pas ngjarjes ka patur një sërë reagimesh të njëpasnjëshme duke nisur nga autoritetet e Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, mediat dhe autoritetet serbe.

Dy krerët e vendeve si Kurti dhe Vuçiç kanë sulmuar njëri-tjetrin si shkaktar të situatës së ndodhur. Kurti e ka quajtur grupin të përgatitur ushtarakisht në Beograd, kurse Vuçiç është shprehur se “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, Kosovën nuk do ta njohim”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com