Një grua 87-vjeçare nga Brunswick, Maine, kohët e fundit e çoi stereotipin e gjysheve që këmbëngulin t’u japin vizitorëve për të ngrënë në një tjetër nivel. Ajo u përlesh me një adoleshent që hyri në shtëpinë e saj dhe më pas i dha për të ngrënë se ishte i uritur.
Marjorie Perkins është në qendër të një prej tregimeve më të fundit të çuditshme që doli nga sistemi i drejtësisë penale në SHBA. Ajo ishte duke fjetur në shtëpinë e saj, kur rreth orës 2 të mëngjesit më 26 korrik, u zgjua dhe pa një djalë 17-vjeçar duke qëndruar sipër saj, i cili i tha: “Do të të pres [me thikë].”
“Mendova me vete: “Nëse ai do të më presë, unë do të shkelmoj”, tha Marjorie për Brunswick Times Record. Kështu, ish-mësuesja e shkollës fillore u ngrit në këmbë dhe filloi të vishte këpucët e saj, por më pas filloi të goditet nga adoleshenti.
Ajo e ngadalësoi disi sulmin duke kapur një karrige dhe duke e përdorur atë si mburojë. Adoleshenti ishte i njëjtë me atë që 10 vite më parë i priste barin në kopshtin e shtëpisë. Ai e shtyu 87-vjeçaren dhe e goditi në mënyrë të përsëritur, duke i dhënë të paktën një goditje në ballë e cila i shkaktoi mavijosje.
E moshuara e goditi me shkelma dhe me karrigen e pengoi të afrohej. Djali u lodh dhe shkoi vetëm në kuzhinë. Pikërisht atëherë ajo kuptoi se ai nuk kishte veshur pantallona dhe këpucë.
“Duhet të dalësh jashtë,” i tha Marjorie – e cila kishte mbyllur derën. “Ke nevojë për ndihmë. Ai u përgjigj se “ishte tmerrësisht i uritur dhe nuk kishte ngrënë asgjë për një kohë të gjatë.”
Pas kësaj, ajo i dha një kuti me gjalpë kikiriku, biskota me mjaltë, dy mandarinë dhe dy shishe me shake proteinash. Adoleshenti i mori dhe nisi t’i hante, ndërsa 87-vjeçarja telefonoi policinë.
Djali u largua para se të vinte policia, por më pas u arrestua dhe u dërgua në një qendër paraburgimi për të rinjtë me akuza për vjedhje, kërcënime kriminale dhe sulme.
E moshuara tha se ajo shpreson që djalit t’i ofrohet e gjithë ndihma që i nevojitet për ta rikthyer jetën e tij në rrugën e duhur.