Loading...

Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në Shqipëri

Makina e fundit që Mbreti Zogu I përdori gjatë kohës kur qëndronte në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, u kthye në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga gazetari Blendi Fevziu, i cili thotë se makina Rover e prodhimit të vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt e Francë, ishte prej shume dekadash pronë e një koleksionisti francez.

Sipas gazetarit, me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog sot mbërriti në Shqipëri dhe do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.

“Makina e fundit qe Mbreti Zog perdori ne Egjipt dhe ne France perpara vdekjes, me ne fund kthehet ne Shqiperi. Makina Rover e prodhimit te limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar ne mergim dhe e perdorur prej tij ne Egjipt dhe me pas ne France ishte prej shume dekadash prone e nje koleksionisti francez.

Ajo u perdor nga Mbreti deri ne vdekjen e tij ne Paris me 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar ne France dhe fale pasionit te Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithe dokumentat origjinale u ble mga ky i fundit dhe sot mberriti ne Shqiperi. Do te jete pjese e muzeut qe Bodinaku do hape ne Tirane.”-shkruan Fevziu.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com