Loading...

Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur

Aktori i njohur i “Euphoria”, Angus Cloud, ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare në shtëpinë e familjes së tij, në Oakland, Kaliforni.

Ishte vetë familja e aktorit të ri që bëri të ditur lajmin e trishtë përmes një deklarate, në të cilën thuhej:

“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”.
Ndonëse familja e 25-vjeçarit nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së të birit, së fundmi TMZ si dhe ET raportuan se nëna e aktorit kishte bërë një telefonatë në orën 11:30 të mëngjesit.

Në telefonatën e bërë nga nëna e Cloud, ajo ka kërkuar ndihmën e urgjencës duke thënë se i biri ishte në gjendje të rëndë për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike.

Pavarësisht këtij informacioni nga këto media, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e vdekjes së aktorit nga ndonjë pjesëtar i familjes.

Kujtojmë që babai i aktorit u nda nga jeta javën e kaluar dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com