Loading...

E zunë poshtë pllakat e mermerit, deputeti prek me postimin për mikun: Ben, ike…

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të enjtes, në lagjen numër 15 të Durrësit, ku një 52-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Shtetasi Arben Kurmeka u zu poshtë nga pllakat e mermerit të cilat ndodheshin në kamionin me të cilin ai po punonte.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të 52-vjeçarit, ka reaguar përmes një postimi në facebook dhe deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi.
Teksa ka ndarë një foto në krah të viktimës, Bylykbashi shkruan se largimi parakohe i mikut të tij ka lënë një trishtim të madh.

“Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe!”, shkruan Bylykbashi.

Kujtojmë se Arben Kurmeka ishte një ndër aktivistët e parë të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com