Pas zjarreve, në Greqi ka nisur përhapja e një virusi vdekjeprurës i Nilit Perëndimor, ku sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) gjatë fundjavës janë shënuar 8 të infektuar dhe 2 viktima.
Nga e marta e kaluar deri më sot janë regjistruar 8 raste të reja krahasuar me 3 që janë raportuar shtatë ditët e kaluara.
Sipas raportit të sotëm epidemiologjik të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), që nga fillimi i këtij viti, në Greqi janë diagnostikuar gjithsej 11 raste vendase me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor.
Prej tyre, 10 kishin manifestime të SNQ, d.m.th. encefalit dhe/ose meningjit dhe/ose paralizë akute flakcide dhe një rast kishte manifestime të lehta.
Shpërndarja gjeografike
Njëmbëdhjetë rastet janë regjistruar në bashkitë e mëposhtme të vendit:
– Dy raste në Bashkinë Nestos
– Dy raste në Bashkinë e Karditës
– Një rast në Bashkinë Muzaki
– Një rast në Bashkinë Palamas
– Një rast në Bashkinë e Larisës
– Një rast në Bashkinë Veria
– Një rast në Bashkinë Pellë
– Një rast në Bashkinë Heraklia