Loading...

Vdes në aksident me motor operatori i talentuar i ‘Stop’, Gert ‘Çomi’

Një aksident i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një fshat në Përmet i ka marrë jetën operatorit të emisionit Stop, Gert Hoxha, në moshën 45-vjeçare.

Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, ndërkohë që përveç se një profesionist dhe detajit i kamerës, ai ka qenë dhe themelues i shoqatës së Vespës në Shqipëri. Në lidhje me vdekjen e tij kanë reaguar dhe kolegët, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet:

Qofsh në dritë Gert Hoxha.
Një aksident tragjik dje në mbrëmje ndërpreu në mes jetën e njërit prej operatorëve më të talentuar dhe kurajozë të emisionit “Stop”. Gert Hoxha u nda nga të dashurit e zemrës, miqtë, të afërmit e bashkëpunëtorët, të cilëve u mësoi si të jetonin e ta dashuronin cdo ditë.

Jetoi me shpejtësi e po me aq shpejtësi nxitoi të prekë Parajsën. Gerti punoi prej më shumë se 20 vjetësh në media dhe në formatet investigative në Top channel, Agon channel e së fundi në Tv Klan. Mjeshtër i kameras, i këmbënguljes e pasionit në cdo gjë që bënte, Gerti do të mbetet në zemrën e atyre, që e deshën dhe memorien e atyre, që e njohën.

Stafi i emisionit “Stop” i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të Gertit dhe i gjendet pranë në këtë humbje të pazëvendësueshme! Gert! Shijo parajsën sic thithe cdo grimcë të jetës!

Ndërkohë në reagimin e shoqatës së Vespave thuhet:

Me hidherim te thelle bej nje lajmerim qe sdo te doja ta beja me kurre! E gjithe bota e vespizmit Shqipetar eshte ne zi ! Ka nderruar jete ne nje aksident me vespa GERT HOXHA (ÇOMI) ! Vespist shume i apasionuar dhe themelues i Vespa Club Tirana. Mos mungoni te marrim pjese te gjithe ne xhiron e tij te fundit!

Nuk gjej fjale te shpreh hidherimin tim…

Ngushellime familjes miqve dhe shokeve!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com