Loading...

U akuzua se negocioi me rrëmbyesit e Sulovarit dhe ‘Koçoles’ për t’i dhënë vilën me qira, gjykata liron të riun

Lirohet nga burgu 28-vjeçari Sofokli Baxheri, i cili u akuzua se bëri negociata për t’i dhënë me qira vilën në fshatin Nivicë, personave të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Vendimi u dha nga Gjykata e Sarandës. Familjarët dyshojnë që dy 46-vjeçarët janë vrarë, pasi nuk kanë kontakt me ta.
Mësohet se ndaj të riut, është caktuar masa “detyrim paraqitje”, ndërkohë që ai do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Policia e Sarandës ka kryer disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarëve. Kontrollet janë kryer për çështje tokash, por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

Dy të zhdukurit rezultojnë me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, si dhe për vepra të tjera të rënda. Thodhori, 46-vjeç i njohur si “Koçole” rezulton i dënuar disa herë, i dyshuar si pjesëmarrës në masakrën e Qafë-Gjashtës në 1997, ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ai u arrestua për “moskallëzim krimi”. Disa vite më vonë u prangos sërish për “vjedhje” dhe “mashtrim”. Ka qenë i proceduar edhe për “trafik droge”. Për një sërë akuzash rezulton i proceduar edhe i zhdukuri tjetër, Fatmir Sulovari. Ka vuajtur dënimin për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. Ai u arrestua edhe në prill të 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi kanabis e ndarë në doza gati për shitje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com