Kryeministri Edi Rama ka treguar vendimin e qeverisë për kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë, ku tha se këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.
Vendimi ka të bëjë më studentët e mjekësisë dhe detyrimin për të shërbyer në vend për një kohë të caktuar, thelbi është shumë i qartë për çdo qytetar që paguan taksa. Shteti e financon Universitetin në këtë rast, formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe të garantojë shëndetin e qytetarëve të vetë, nuk është si profesionet e veta, por i lidhur me detyrimin e çdo shteti për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve.
Në kushtet kur Gjermania dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me plakjen e popullsisë nevojën për burime njerëzore, dhe kur janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionist dhe njerëz të kualifikuar ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, më normal dhe i lehtë. Çdo student që do të hyjë në universitet duhet të njihet me faktin se për t’u pajisur me diplomë duhet shërbim 5 vjet në vend, ata që janë duke vazhduar studimet vitet janë më të vogla. Nëse duan mjekësi duhet të pranojnë këtë kusht”, tha Rama.