Loading...

Mbeten në det me skaf, policia shpëton 5 persona në Karaburun

Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë shpëtojnë 5 persona të cilët kishin mbetur në det me skafin e tyre.

Policia vendore informon se ‘gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin e Zhapovelit, Karaburun.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.

Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com