Sirenat e policisë janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve mësohet se policia ka ndërmarrë një sërë kontrollesh për persona të cilët mund të lëvizin me armë pa leje si dhe persona që paraqesin rrezikshmëri shoqërore.
Mësohet se një person i cili po lëvizte me armë në makinë është shoqëruar nga forcat Shqiponja.