Një i moshuar 73 vjeçar lindur në Nartë të Vlorës dhe banues në Greqi, ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit në Zvërnec të Vlorës.
Dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.