I nxehti afrikan do të jetë prezent në Shqipëri edhe gjatë javës që vjen. Përveç vapës, në disa qarqe është rritur rreziku i zjarreve.
Temperaturat e larta të kësaj jave, shtuan rrezikun për zjarre. IGJEUM ngriti alarmin në dy qarqe, Berat dhe Fier. Sipas meterologëve, dita e enjte dhe e premte, do të shënojnë një rritje te termometrit deri në 43 gradë Celsius. Temperatura rekord të regjistruara ndonjëherë në vendin tonë.
“Në qarqet Berat dhe Fier, kemi rrezik për përhapje te zjarreve, disa kalojnë në nivelin e lartë, gjysma e vendit ndodhen në rrezik lokal”- tha Anira Gjoni , specialiste nga instituti i gjeoshkencave.
Specialistët e IGJEUM, bëjnë thirrje për kujdes të shtuar. Kjo pasi një pakujdesi sado e vogël, mund të bëhet shkak për një problematikë më të madhe.
“Mungesa e gjelbërimit, betonizmi, ndërtesat, po jetojmë në një epokë ku klima është duke ndryshuar”- theksoi Gjoni.
Sa i takon reshjeve të shiut që kanë ndodhur në vende të ndryshme te rajonit, nuk e prekin vendin tonë. Ndërkohë temperaturat e larta do të vijojnë njësoj edhe javën që vjen. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre duke evituar qëndrimin në diell për një kohë të gjatë.