Loading...

Detaje nga plagosja në Vlorë, i riu u qëllua me thikë nga kunati i tij

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Vlorë. Burime policore bëjnë me dije se se shtetasi G. K ka plagosur me thikë kunatin e tij. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Sakaq autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin Rigert. Dine., rreth 30 vjeç.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com