Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, burrë dhe grua Qerem Zykaj dhe gruaja e tij raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi.
Të dy kanë ndërruar jetë, Policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës, pas njoftimit të dhënë nga të afërmit e dy viktimave.
Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.
Vlorë/Informacion paraprak Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.