Loading...

Betohet Taulant Balla si ministër i Brendshëm para presidentit Bajram Begaj

Taulant Balla është betuar ditën e sotme si ministër i Brendshëm para presidentit të republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00. Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Ndryshimet në kupolën drejtuese të këtij dikasteri erdhën pas dy ngjarjeve të njëpasnjëshme në Krujë, konkretisht masakrës në Larushkë dhe dhunës së pjesëtarëve të fisit Rraja në Krujë.

Taulant Balla konsiderohet si një ndër zërat më të fortë të mazhorancës në Kuvend.

Karrierën politike, ai e nisi ne vitin 2004, ku shërbeu si këshilltar i kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Ai u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist.

Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, Balla u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partise Socialiste post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Balla është deputet i Qarkut te Elbasanit dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com