Loading...

27-vjeçarja humb jetën pasi u pickua nga rriqra

Një 27-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e pickimit nga rriqra në fshatin Kuçicë në Shtip të Maqedonisë së Veriut, për pasojë ka humbur jetën.

Laboratori i virologjisë ka vërtetuar shkakun e etheve hemorragjike Krime-Kongo tek pacientja, e cila ishte e shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.

Një ekip nga departamenti i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në bashkëpunim me një epidemiolog nga Sektori për Shëndet Publik në Shtip ka bërë një inspektim të menjëhershëm të fshatit, spitalit klinik të Shtipit dhe Kujdesit Mjekesorë Emergjent në Shtip.

Për pacienten është bërë edhe anketa epidemiologjike, pas së cilës është konstatuar se ajo është pickuar nga rriqra e cila është nxjerrë në shtëpi, pas shfaqjes së simptomave. Disa ditë pas pickimit pacientja fillimisht është shtruar në spitalin e Shtipit dhe më pas është transferuar në Shkup ku ka ndërruar jetë.

Meqenëse sëmundja transmetohet edhe përmes gjakut të personit të infektuar, janë kontrolluar të gjitha kontaktet në familje dhe janë klasifikuar sipas rrezikut.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com