Policia amerikane ka identifikuar viktimën e një aksidenti tragjik që ndodhi të premten në mëngjes në Waterbury. Autoritetet amerikane thonë se bëhet fjalë për 14-vjeçaren Adrijana Mina, me origjinë shqiptare.
Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. Përplasja ishte shumë e fortë.
Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e impaktit ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin qënë videon më sipër është në ngjyrë të bardhë.
Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten.
Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury. Mina la pas babain e saj, Gabiel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. Në SHBA, ajo kishte edhe gjyshërit.
Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet të martën në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në Waterbury. Siç raportojnë mediat amerikane, varrimi do të kryhet sipas traditave shqiptare në Varrezat Myslimane Shqiptare në Waterbury./tvklan.al