Loading...

Zhaku i Big Brother thotë se pasurinë do t’ua lërë… maceve të saj

Zhaklin Lekatari ka marrë vëmendje për deklaratat që herë pas here bën.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.
Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde.

Ajo mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.

Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.

Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com