Loading...

Zbulohet vendi që do të ketë një verë shumë të nxehtë

Këtë vit, Spanja regjistroi pranverën e saj më të ngrohtë në histori dhe të dytën më të thatë ndonjëherë, njoftoi sot agjencia kombëtare meteorologjike.

Të dhënat e fundit tregojnë për një vazhdimësi të temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë qenë të pranishme gjatë vitit 2022, i cili ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Spanjë, transmeton AP.
Vapa e pranverës u shoqërua me mungesë shiu, gjë që do të përkeqësojë thatësirën afatgjatë të Spanjës, pavarësisht reshjeve të regjistruara gjatë muajit të kaluar, tha shërbimi meteorologjik.

Autoritetet spanjolle raportuan të martën se rezervuarët e vendit janë në 47.4 për qind të kapacitetit, duke vazhduar një prirje rënëse. Shërbimi meteorologjik bëri me dije se kjo lë efekte negative në ekosistemin e atij vendi mesdhetar.

“Temperaturat e ujërave sipërfaqësore të regjistruara në vitin 2022 ishin më të lartat që nga viti 1940,” thanë meteorologët, duke paralajmëruar se fenomeni kërcënonte jetën detare dhe aftësinë e saj për t’u riprodhuar.

Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Spanjoll, vera e ardhshme ka të ngjarë të jetë “jashtëzakonisht e nxehtë”, megjithëse ka mundësi për reshje të stuhishme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com