Loading...

Trupi i pajetë u bllokua në ambulancë se nuk hapej dera, familjarët e të riut në Vlorë përplasen me policin

Përplasje mes familjarëve të 35 vjeçarit Arbër Ferati që vdiq pasi e zuri korrenti dhe mjekëve në Orikum. Dy ditë më parë 35 vjeçarin e zuri korenti teksa gjendej brenda autokombanjës teksa po shkonte të punonte në toka. Tensioni i lartë i energjisë elektrike preku mjetin e për pasojë ai ra në kontakt me energjinë elektrike.

Bluzat e bardha thonë se 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së tij. Transporti është kryer nga autoambulanca e Njësisë Shëndetësore Orikum, por kur kanë mbërritur, ambulancës i është bllokuar dera. Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës. Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritim tek të afërmit e 35 vjeçarit.

Irritimi i tyre dhe ndërhyrja e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka sjellë përplasje fizike. Disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv dhe të afërm të 35 vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com