Kjo është një çështje që çdo njeri e ka debatuar, që nga fëmijët e shkollave deri te profesorët e universitetit, por tashmë shkencëtarët thonë se më në fund kanë mësuar se cila ka lindur e para, pula apo veza.
Pas shumë vitesh studimi e diskutimi, një grup i universitetit britanik të shkencave natyrore në Bristol, kanë dalë me një konkluzion të qartë.
Idetë e teorive më të fundit sugjerojnë se vezët që lëshoheshin nga dinosaurët, që janë në fakt paraardhësit e pulave e shpendëve prej miliona vjeteve më parë, kanë lindur shumë më përpara krijimit të pulave, prandaj ky fakt duhet marrë në konsideratë.
Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se pararendësit zvarranikë të pulave (të cilët mund të kenë ardhur para krijimit të dinosaurve) nuk lëshonin fare vezë për shumimin e tyre.
Studimi ose teoria e publikuar në revistën shkencore ‘Nature Ecology & Evolution’, përfshinte analizën e 51 specieve fosile dhe 29 specieve në jetë, duke i ndarë në kategori ekzaminimi: oviparous (ato që lëshojnë vezë me lëvozhgë të fortë) dhe viviparous (ato që lindin pasardhës të gjallë, po lëshuar vezë, si për shembull gjitarët).
Studiuesit thonin se pararendësit reptilianë (zvarranikë) të pulave ishin viviparous – të cilët lindnin pa lëshuar vezë.
Studiuesit e universiteteve të Bristol dhe Nanjing në Kinë, thanë se kafshët që lëshojnë vezë kanë qenë në fakt një inovacion i madh.
Në disa terma të vështira shkencore Profesor Michael Benton, i University of Bristol, jepte te tjera detaje per teoritë: “Para lindjeve amniote, tetrapodët (krijesat me katër këmbë) zhvilluan gjymtyrët e tyre nga flatrat e peshkut”.
“Ato duhet të jetonin në ujë ose pranë ujit në mënyrë që të ushqeheshin dhe të shumoheshin, siç bëjnë amfibët moderne si bretkosat apo salamandrat”.
Teoria vazhdonte më tej: “Kur lindjet amniote dolën në skenë afro 320 milionë vjet më parë, ata mund të shkëputeshin nga uji duke zhvilluar lëkurë rezistente ndaj ujit, pra që të mos lejonte humbjen e ujit nga trupi. Por gjithsesi veza amniotike ishte një element çelës”.
Ai shtonte: “Puna jonë dhe e studiuesve të tjerë vitet e fundit na ka bërë të besojmë se ‘modeli fiks i vezës reptile’ nuk është më i vlefshëm”.
Profesor Baoyu Jiang, tha: “Kjo pikëpamje standarde po sfidohet teksa biologët kanë vërejtur gjarpërinj e hardhuca me strategji të papërcaktuar shumimi, pra si oviparitet dhe viviparitet.”
Por megjithëse studiuesit thonë se kanë zgjidhur debatin, ata që nuk binden prej tyre kenaqen me faktin se si veza dhe pula janë të shijshme për të ngrënë.
Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se pararendësit zvarranikë të pulave (të cilët mund të kenë ardhur para krijimit të dinosaurve) nuk lëshonin fare vezë